Sapo kane dalë nga puna punonjësit e turnit të paradites në kompaninë koreane në Fier.
Asnjë prej tyre nuk pranon të tregoje detaje rreth ngjarjes së mbrëmshme ku dyshohet se si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjate një procesi të ri pune, u intoksifikuan disa punonjës.
Një prej tyre pohon se pavarësisht ngjarjes, puna vijon normalisht teksa ka theksuar se përdorimi i kimikateve ka qenë shkaktari kryesor i kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë përfaqësuesit e firmës refuzojnë kategorikisht të japin një informacion zyrtar ne lidhje me ngjarjen sikundër nuk lejojnë asnjë puntër që punonë në këtë kompani që të flasi për median.