Kristian Kina me profesion petagog në UT fakultetin ekonomik ( Ndodhet në Francë për doktoraturë) por njëkohësishtë edhe anëtar i grupit të këshilltarëve të PL në Këshillin Bashkiak Fier ka nxjerr “jashtë loje” drejtorinë e turizmit jo vetëm të Bashkisë Fier por edhe atë të Këshillit të Qarkut Fier.
Ndiqni më posht 15 prioritetet për një sezon të mbar veror
15 Propozimet tona konkrete, për një sezon veror të mbarë, të sigurt dhe plot gjallëri në 4 plazhet e Bashkisë Fier
1- Përgjysmimi taksave për çdo biznes që operon në këto plazhe gjatë sezonit turistik!
2- Marrjen e masave për shtimin e PLAZHEVE PUBLIKE!
3-Te merren masat për sigurimin e Kujdesit Shëndetësor për turistët në të 4 plazhet e Bashkisë Fier, duke krijuar Qendra të Përkohëshme të Kontrollit Shëndetësor, të cilat duhet të ishin prezente prej shumë vitesh në plazhet tona.
4-Sigurimi i një Transporti Publik cilësor, me linja udhëtimi më të shpeshta dhe çmim më ekonomik që lidh qytetin me plazhet. Vendosja e “Aboneve Turistike” për çdo banor rezident të Bashkisë Fier, me një çmim simbolik, jo më shumë se 2000 lekë/muaj.
5- Promovimin e bregdetit të Fierit në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, për ato 30 km vijë bregdetare të mrekullueshme që ne disponojmë.
6- Projektimi sa më herët i një shëtitoreje përgjatë vijës bregdetare të plazheve tona!
7- Për të shtuar numrin e turistëve, për të inkurajuar ekonominë e bizneseve dhe njëkohësisht, për të përkrahur gjallërimin e jetës sociale e kulturore për turistët në plazhet tona, propozojmë shtimin sa më shumë të aktiviteteve sociale përgjatë gjithë sezonit veror nëpër plazhe. Të rriten bashkëpunimet me organizatat e specializuara, vendase e të huaja, e të planifikohen festivale kulturore e muzikore, me artistë vendas e të huaj, siç është, për shembull, rasti I : “South Outdoor Festival” në Borsh, “ Turtle Fest” në Drymadhes, “UNUM Festival” në Shëngjin etj… Plazhet fantastike të Fierit nuk kanë asgjë më pak, për të mirëpritur e merituar atë lloj gjallërimi rinor!
8- Marrjen e masave për pastrimin e plazheve dhe rregullimin e rrugëve që të çojnë në to. Me patjetër, duhet të evitohen rastet, si ai i shembjes së urës që çonte në Plazhin e Darëzezës, në mes te sezonit turistik, që rrezikoi seriozisht jetën e mijëra turistëve të atij plazhi.
9- Ndërhyrje URGJENTE në infrastrukturën rrugore që lidh fshatin LIbofshë me plazhin e Ndërnënasit, i cili është si një thesar i fshehur për turistët, i panjohur deri më tani për shkak të vështirësisë së aksesit të tij.
10- Kontrollin e rreptë, në bashkëpunim me “Agjencinë Kombëtare të Bregdetit”, për funksionim korrekt dhe shtimin e kullave të vrojtimit nëpër plazhe, duke evituar kështu çdo rast pakujdesie të turistëve!
11- Marrja e masave për kontrollin ushqimor nga baret, restorantet dhe tregtarët e produkteve ushqimore!
12- Sistemimin e kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza, si dhe furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike!
13- Sa më shpejt, Bashkia Fier, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetesisë, të ndërmarrin një aksion të plotë dhe të rregullt për dezinfektimin e gjithë vijës bregdetare.
14- Marrjen e masave shtesë, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit,për të garantuar sigurinë fizike në plazhe!
15- Shumëfishimi i masave për të evituar çdo zjarrvënie të pyjeve përgjatë bregdetit. Gjithashtu, ripërsërisim për të disatën herë, kërkesën që ju kemi bërë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, për të thirrur në një interpelancë përgjegjësit institucionalë të zjarrit masiv që dogji vjet 700 hektar pyje në plazhin e Pishë-Poros dhe Darëzezës.
Nëse këto propozime marrin rrugën e implementimit, sezoni veror do të jetë i shkëlqyeshëm për çdo turist në këto plazhe!
Qytetarët fierakë presin që Fieri të jetë Kryeqendër Turistike, me një ekonomi që do të gjallëronte çdo familje fierake e që do të siguronte për të rinjtë fierakë vende pune të sigurta e të mirëpaguara, pa qënë e nevojshme për ta që të emigrojnë, kur janë të bekuar me këtë lloj pasurie natyrore në vendin e tyre!
Bashkia Fier duhet të jetë e vendosur që të bëhet më shumë e famshme për turizmin sesa për inceneratorin e sekuestruar