Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMakinës shqiptarit i vënë flakën 2 herë brenda 24 orësh në Greqi

Makinës shqiptarit i vënë flakën 2 herë brenda 24 orësh në Greqi

Dy zjarrëvënie me objektiv makinën e një 40-vjeçari janë kryer nga persona të panjohur në Greqi. Me një diferencë prej 25 orësh autorët ndezën dy zjarre në makinën e 40-vjeçarit që ndodhej e parkuar në rrugën Yrkanias. Në orën 03:05 të mëngjesit të datës 13 gusht, persona të panjohur i janë afruar makinës së 40-vjeçarit N.E me origjinë nga Shqipëria dhe i kanë vënë flakën mjetit duke u shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje kanë shkuar persona të repartit të neutralizimit të mjeteve ndezëse ku kanë gjetur dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetjet e një ene plastike. Një ditë më parë, konkretisht në orën 01:40 të datës 12 gusht, persona të panjohur i janë afruar sërish të njëjtës makinë dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës. Policia gjeti për herë të parë shishe butani dhe mbetje plastike.

Tashmë oficerët e sigurimit të Patisias por edhe nëndrejtoria e sigurisë së Atikës po hetojnë për “llogaritë” e hapura që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME