Thursday, November 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMoti/ Nis rritja e temperaturave

Moti/ Nis rritja e temperaturave

Nga sot vendi ynë do të futet gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke. Sipas Meteoalb kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës. Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME