SPORT

Perla e Messit në moshën 38 vjeçare i la të gjithë pa mend (video)

Lionel Messi vazhdon të mahnisë botën e futbollit edhe në moshën 38-vjeçare, duke dëshmuar se klasi dhe teknika e tij mbeten të pakrahasueshëm, edhe pse shpejtësia nuk është më ajo e viteve më të mira. Në sfidën e fituar 2-1 nga Inter Miamit ndaj Portos, argjentinasi realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, një “perlë” që i dha fitoren historike skuadrës amerikane: për herë të parë një ekip i MLS apo i CONCACAF mposht një klub europian në një ndeshje zyrtare.

Statistikat e tij mbeten mbresëlënëse: 868 gola zyrtarë në total, ndërsa vetëm një gol e ndan nga rekordi i Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës për Klube (7 gola). Me 50 gola në 61 ndeshje për Inter Miamin, Messi vazhdon të shkruajë historinë edhe në Amerikë.

Për më tepër, argjentinasi nuk është eliminuar kurrë në fazën e grupeve të një turneu gjatë gjithë karrierës, qoftë me klubet, qoftë me kombëtaren. Inter Miami ka marrë tashmë katër pikë në grup dhe duket e vendosur ta vazhdojë këtë traditë. Ndërkohë, pritet që Messi të rinovojë kontratën me klubin amerikan deri në dhjetor 2026, duke siguruar të ardhmen e tij në prag të Botërorit të gjashtë në karrierë.

Ky ishte goli i 68-të i Messit nga goditjet e dënimit në karrierë (50 me Barcelonën, 2 me PSG, 5 me Inter Miamin dhe 11 me Argjentinën). Ai tashmë u është afruar specialistëve të këtij arti si Juninho Pernambucano (72), Roberto Dinamita (75) dhe Marcelinho Carioca (78), që mbajnë rekordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button