Në kuadër të riorganizimit të Partisë së Lirisë dhe fuqizimit të disa prej prioriteteve tona ftoj cilindo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar, por edhe ekspert apo njohës i çështjeve specifike të aplikojë për:
1.Sekretar i Partisë së Lirisë për Diasporën.
2.Sekretar i Partisë së Lirisë për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.
3.Sekretar i Partisë së Lirisë për Çështjen e Pensioneve.
4.Sekretare e Partisë së Lirisë për Fuqizimin e Gruas.
5.Sekretar i Partisë së Lirisë për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen.
6.Sekretar i Partisë së Lirisë për Artin dhe Trashëgiminë Kulturore.
7.Sekretar i Partisë së Lirisë për Sportet.
Ju lutem të interesuarve t’i paraqesin kërkesat e tyre, deri në datën 10 mars 2024 në adresën zyrtare të Partisë së Lirisë: info@partiaelirise.al.