Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET"Qafa e Lalarit"/ Rruga e lënë në harresë që lidh fshatrat e...

“Qafa e Lalarit”/ Rruga e lënë në harresë që lidh fshatrat e Mallakastrës me të Patosit (vidio)

Fier – Rruga që lidh fshatrat e Mallakastrës me Patosin, Roskovecin dhe fshatrat e tyre tejet e amortizuar. Banorët shprehen: Nuk mbahet mend qëkur nuk kanë vënë dorë. Shoferat: Një herë në vit bëjmë amortizatorë.

Janë vetëm 3 kilometra rrugë nga “Kthesa e Patosit” deri në fshatin Lalar e më tej. Ky aks rrugor ka shërbyer për kalimin e automjeteve të rënda e të zakonshme drejt Ballshit për të marr nënproduktet e ish uzinës së përpunimit të naftës dhe për të shkuar në qytete e fshatrat në jugun të Shqipërisë.

Pas ndërtimit të autostradës Levan Tepelenë tashmë në këtë aks rrugor kalojnë banorët e rrethe 20 fshatratve të Mallakastrës që duan të shkojnë në Patos, Roskovec e rrethinat e tyre, për të kryer furnizimin e bizneseve apo për të nxjerr prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale.

Banorët e drejtuesit e mjeteve pohojnë se është tejet e amortizuar, nuk është vënë dorë nga shteti prej më shumë se 10 viteve , detyrohemi që një herë në vit të bëjmë edhe amortizatorët e makinave, thonë ata.

Rruga është tejet e amortizuar pasi terreni ka pasur rrëshkitje dhe tashmë rruga është bërë me ovale dhe duhet të ecësh shumë ngadal. Disa herë kjo rrugë është bërë edhe burim aksidentesh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME