OP/ AN

Rama vs Berisha! Kush po e fiton fushatën?

Nga Romir Saraçi – E nisi me buf, kënetë, tallava dhe propagandë me zor për t’i dhënë “frymë”, por që në start diferenca është e thellë dhe e dukshme.

Në një krah, Sali Berisha – një opozitar që sfidon jo vetëm moshën, por edhe çdo standard të zakonshëm të fushatës. Me këmbë në tokë, në rrugë, në lagje, në çdo qytet. I rrethuar nga qytetarë, pa dallim bindjesh – të majtë, të djathtë, të zhgënjyer apo të pavarur. Shtrëngon duar, dëgjon halle, jep përgjigje. Live. Pa skenar. Pa regji. Me një energji që i lodh edhe shoqëruesit e tij, ndërsa vetë ecën përpara.

Me program, me premtime konkrete, me analizë të bilancit qeverisës ndër vite, me seriozitet dhe përgjegjësi për çdo fjalë. E në këmbim mikpritje nga çdo i moshuar, burr, grua, i ri e fëmijë që del përpara!

Në krahun tjetër, Edi Rama. Një kryeministër i kapur pas rolit të kllounit – që në vend të bilancit, jep show. U tregon grave dibrane dashnorët, nënave burrat pijaneca, dhe gocave të Kamzës të dashurit “gdhë”. Në vend të llogaridhënies dhe premtimeve, ka batuta. Një One Man Show, që detyron ministret, kandidatët dhe drejtorët zengjin që të tundin belin para karrigeve bosh në aktivitetet e dështuara.

Pas 12 vitesh qeverisje, Rama nuk bën bilanc – sepse nuk ka ç’të tregojë. Ka vetëm për të fshehur: korrupsionin, dështimet, varfërimin, krimin, shpërnguljen masive dhe krizën që e ka përpirë çdo cep të vendit. Fushata e tij ka një premtim të vetëm: forcimin e pushtetit personal. Një pasaportë për shqiptarët që i ka nisur në eksod, dhe një buf – që desh e përdori si simbol, por i doli boomerang i pastër i propagandës së dështuar.

Njëra palë flet për të ardhmen. Tjetra bën gjithçka për të mbuluar të shkuarën. Populli nuk është budalla. Po sheh. Po dëgjon. Dhe po kupton. Ne fund, vendos se kush fiton!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button