Socialistët dhe demokratët janë ulur në tryezen e reformës territoriale me dy objektiva të ndryshme. Opozita kërkon rritjen e numrit të bashkive me argumentin që shërbimet të jenë më afër me qytetarët, nërsa mazhoranca mendon të kundërtën, që numri i tyre duhet ulur.
Por Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, personalisht mendon se 61 bashki siç janë sot janë të mjaftueshme.
Duke folur nga Fieri, ai kujtoi se reforma territoriale është bërë në 2014 dhe duhet të kalojë më shumë kohë për tu riparë numri i bashkive.
Balla: Reforma territoriale është bërë në 2014 dhe kemi bërë një ndryshim thelbësor nga 384 njësi kemi shkuar në 61. Në çdo vend këto lloj ndryshimesh duhet të kalojë më shumë kohë për tu riparë numri i bashkive. E kam thënë mendimin tim personal, jo si kryetar i grupit të shumicës në Kuvend, që ndoshta më pak do të ishte dhe më mirë për të fuqizuar bashkitë dhe për të pasur më shumë shërbime më të mira në dobi të qytetarëve por thelbi i çdo reforme duhet të jenë shërbimet më të mira ndaj qytetarëve. Komisioni i Posaçëm i reformës duhet të ketë si synim të vetin të shohë çfarë mund të ofrojë apo sugjerojë për të përmirësuar shërbimet në çdo cep të territorit. Objektivi ynë për reformë është si të përmirësojmë shërbimet e qytetarëve. Historia se ata duan 100 dhe ne duam 36, 61 jemi mirë besoj unë, nuk besoj që ka nevojë.
Ndërsa nuk kanë rënë dakord për bashkitë, palët politike janë në një mendje për shkrirjen e qarqeve dhe ndarjen e vendit në