Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRritja e çmimit të pesticideve, mos dhënia e naftës pa akcisë çon...

Rritja e çmimit të pesticideve, mos dhënia e naftës pa akcisë çon në falimentim fermerët e prodhimit të drithërave

Fier – Rritja e çmimit të naftës, mos marrja e subvencioneve, dhënia e naftës atyre që kanë tokë por që nuk  e punojnë dhe e japin me qera, por nga ana tjetër ata që marrin toka me qera i punojnë nuk i marrin subvencionet si dhe rritja gati 3 fish e çmimit të plehrave kimike ka bërë që fermerët e Myzeqesë  nëse vazhdohet me këtë metodë e stil pune nga qeveria apo Ministria e Bujqësisë do ti lënë sipërfaqet e tokës e nuk do ti punojnë më

Fermerë të Myzeqesë e të Cakranit kanë pohuar se për këtë vit një kuintal grurë, tërshërë, elb ka dal me të njëjtën kosto  duke llogaritur të gjitha shpenzimet çfarë do të thotë që për disa muaj që fermerët kanë punuar tokën dhe kanë kryer shërbimet nuk kanë nxjerr fitimet jo e jo, por nuk kanë marr as ato që kanë shpenzuar

Atokombajneri pohon se ai punon tokat e të tjerëve dhe çdo ditë konsumi i karburantit për atokombajnën shkonë nga 160 litra deri 200 litra dhe kjo ka kosto që do të thotë në një farë mënyre dë e nxjerri nga fermeri por ajo i shtohet cmimit produktit. Nëse nuk jep subvencione apo naftë pa akcisë shkojnë drejt falimentimit dhe do abandonojnë tokat. Naftën pa akcisë e marrin ata që nuk punojnë tokat, thonë ata.

Fermerët pohojnë se lufta në Ukrainë nuk ka rritur çmimin e drithërave, por janë grosistët shqiptarë që rrisin cmimet si të drithrave ashtu dhe të pesticideve dhe qeveria nga ana tjeter nuk jep subvenciont, kjo ndikon në rritje të cmimit.

Kam ulur siprfaqen e të mbjellave për këtë vit, pohon fermeri myzeqar por po vazhduan kështu do abandonoj sipefaqe të tëra për vitin e ardhshëm, nuk punohet nuk ja dilet, përfundson ai

Në kushte të tilla kur fernerët nga njëra anë duan të punojnë sipërfaqe të tëra dhe nga ana tjetër një shtet që nuk i mbështet me politika me tregje me subvencione po i con fermerët drejt braktisjes së tokave e të shkojnë të punojnë tokat e grekut apo të italisë e jo atë të vëndit të tyre

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME