POLITIKË

‘Shqipëria në vend numëro’/ Harxhi: Anëtarësimi në BE në 2030, një ëndërr e pamundur e Ramës

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është shoqëruar me diskutime mbi raportin e ndërmjetëm të vlerësimit IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), i cili ende nuk ka marrë miratimin e plotë të shteteve anëtare të BE-së.

Në një intervistë për emisionin e mbrëmjes në Syri TV, nën moderimin e Armela Ferkos, ish-diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, deklaroi se procesi i vlerësimit të Shqipërisë në kuadër të negociatave me BE-në është ende i hapur dhe se disa shtete anëtare kanë shprehur rezerva.

Sipas Harxhit, IBAR-i është një raport i ndërmjetëm që vlerëson përafrimin e legjislacionit dhe ecurinë e reformave në vendet kandidate për anëtarësim. Ajo u shpreh se, krahas Shqipërisë, edhe Mali i Zi ndodhet në këtë proces, por sipas saj ky i fundit ka avancuar më tej në negociata.

Harxhi kritikoi gjithashtu situatën e brendshme në Shqipëri, duke veçuar sistemin e drejtësisë dhe reformat në këtë sektor, të cilat i konsideroi problematike. Ajo u shpreh se këto çështje ndikojnë në progresin e vendit në rrugën drejt BE-së.

Ajo komentoi edhe deklarime të mëparshme të Ministrisë së Drejtësisë, duke iu referuar një reagimi të ministrit Toni Gogu lidhur me miratimin e raportit IBAR, të cilin ajo e vuri në dyshim.

Sa i përket qëndrimeve të shteteve anëtare të BE-së, Harxhi përmendi se disa vende, përfshirë Gjermania, Greqia dhe Holanda, kanë shfaqur rezerva në faza të ndryshme të procesit të negociatave, duke përmendur çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat e pronësisë.

Harxhi:

Tani të shpjegojmë njëherë, IBAR-i është një raport i ndërmjetëm, i cili miratohet nga shtetet anëtare, që janë në një komision, Koela e famshme, e cila i Bashkimit Europian, gjithashtu, të cilat shtetet anëtare shohin ecurinë e negociatave dhe të adaptimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian për secilin nga vendet që kërkojnë anëtarësim. Në rastin aktual, Shqipëria dhe Mali i Zi, ëh, janë dy shtete të cilët normalisht ishin në një linjë. Natyrisht që Mali i Zi tashmë ka përparuar shumë më tepër, për arsye sepse ka arritur që të marri edhe raportin final dhe po përgatit raportin e anëtarësimit aktualisht.

Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Megjithëse përpara disa muajsh u propagandua që Shqipëria i hapi të gjitha kapitujt, dhe i hapi të gjitha kapitujt, të 33 kapitujt, përsëri Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Të gjithë ne shqiptarët jemi koshientë dhe e dimë sepse Shqipëria ka mbetur në vend numëro. E para është gjyqësori. Një situatë e frikshme me gjyqësorin, me këtë që quhet gjoja reformë në drejtësi, por dhe që evropianët vetë e kuptojnë që kjo nuk mund të jetë reformë në drejtësi, sepse tashmë është bërë një armë në dorën e qeverisë aktuale për të gjuajtur dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë, në rastin aktual zotin Berisha, zotin Meta, zotin Mediu dhe të tjerë, dhe ndërkohë për të mbrojtur njerëzit e pushtetshëm të kësaj qeverie, duke përfshirë këtu ish zëvëndëskryeministren zonjën Balluku dhe ministra të tjerë.

Tani sot paradite ka pasur një reagim të Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në lidhje me raportin e IBAR-it, në të cilën ai thoshte që është miratuar. Kuptohet që kjo nuk është miratuar, sepse ka shtete anëtare të cilat janë ende kundër. Në qoftë se përpara një jave ishin nëntë, sot janë të paktën tre shtete anëtare që janë kundër, ëh, dhe ju e thatë vetë…

Ende nuk dihet, por unë di që njëri prej tyre është Gjermania.

Gjermania që është natyrisht edhe ajo që drejton në përgjithësi të gjitha zhvillimet në Bashkimin Europian. Gjermania ka ardhur në Shqipëri përpara disa muajsh, ka ardhur ministri i shtetit për punët e jashtme, Kretschbaum, në Shqipëri. Mendohet që Gjermania ka sjellë një dosje këtu, dosje në të cilën është e përfshirë Olsi Rama, të paktën nga çfarë kanë bërë publike mediat në Shqipëri, dhe dosjen e AKSHIT në të njejtën kohë, të cilën po e ndjek. Gjithashtu, ministri i shtetit Kretschbaum kërkoi para disa muajsh dhe ministri i jashtëm Wadephul, kërkuan para disa muajsh nxjerrjen përpara drejtësisë të zëvëndëskryeministres në atë kohë dhe mos pengimin e drejtësisë.

Po, pra ka qenë në nivele shumë më të larta sesa thjesht ambasada. Tani tre shtete, pra tre shtete janë, ne kemi një vizitë të kryeministrit përpara disa ditësh në Estoni, duke pasur parasysh që Estonia ishte një ndër vendet që deri përpara një jave ishte kundër. Natyrisht, këto lloj lobingjesh ecin në vende të cilat nuk e kanë peshën e Gjermanisë, por nuk mendoj që…

Po, por ne kemi një vend si Greqia, i cili ka bllokuar për arsye të minoriteteve dhe kartës të të drejtave të njeriut. Pronave të minoriteteve, që këtu faktikisht lidhet për zonën e Himarës, zonën e jugut të Shqipërisë, që është problem dhe çështja e pronave është problem për ne shqiptarët në radhë të parë. Gjermania që ju thashë është drejtësia kryesisht në të cilën ajo synon, dhe mund të jetë një vend i tretë që mund të jetë Holanda.

Për Holandën flitet. Ka pasur, ka qenë edhe Bullgaria. Ne do të shohim reagimin e kryeministrit të ri Radev, i cili është zgjedhur përpara dy-tre javësh në Bullgari. Do të shohim reagimin e tij dhe do të shohim edhe se si do të vijojnë shtetet e tjera duke përfshirë këtu dhe Poloninë, e cila dhe ajo ka qenë kundër në disa.

Këtu nuk flitet, Armela e dashur, këtu nuk flitet për mbyllje kapitujsh. Këtu flitet për fazën e parë, nëse do vazhdojnë negociatat për të 33 kapitujt apo jo. Dhe unë mendoj që në parametrat që ka Shqipëria, Shqipëria nuk arrin të përligji absolutisht asnjë nga kapitujt, 33 kapitujt. Marrim për shembull kapitullin për sigurinë ushqimore. Tani ne të gjithë shqiptarët jemi koshientë se si është gjendja e sigurisë ushqimore, apo kapitullin e bujqësisë, kur IPARD-i këtu është bllokuar, ndihmat e BE-së këtu janë bllokuar. Kështu që, pavarësisht përmendjes sot vetëm të gjashtë kapitujve nga ana e këtij komiteti , Koela që quhet,  këtu flitet për të gjithë kapitujt që janë të papërmbushur dhe të cilët kanë probleme. Pra, në qoftë se del kryeministri dhe thotë që në 2030-ën Shqipëria do jetë në BE patjetër, unë mendoj që ai jeton komplet në ajër, në qiell. Ai është në një ëndërr, në një ëndërr të keqe, sepse për ne shqiptarët është e keqe, sepse nuk mund të ndodhi kurrë me zhvillimin aktual të vendit apo keqzhvillimin aktual të vendit që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së në 2030-ën, në kushtet ku ne jetojmë. Ju shihni Bullgarinë, mund të udhëtojë çdokush në Bullgari dhe të shohim. Bullgaria ishte çështje tjetër, u pranua në atë kohë për arsye gjeopolitike, interesonte Evropës.

Shihni, kam dëgjuar disa deklarata këto kohë nga zonja Dhuka, ministrja e shtetit për integrimin, dhe nga ministri i jashtëm zoti Hoxha, dhe më duhet që t’i kthej një përgjigje këtyre dy zotërinjve që janë anëtarë të kabinetit qeveritar, që mendoj që ata nuk jetojnë në Shqipëri. Mendoj që ata jetojnë ndoshta në Bruksel. Pse? Sepse ata nuk e njohin realitetin shqiptar në qoftë se mendojnë që Shqipëria s’ka probleme të brendshme. Shqipëria nuk ka probleme etnike të brendshme, siç mund të kenë vende të tjera të rajonit. Kjo është e vetmja gjë që i mungon Shqipërisë, problemet etnike apo fetare. Por Shqipëria ka shumë më tepër probleme. Ju shihni vetëm indeksin e djeshëm të varfërisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button