KULTURË

Taylor Swift blen të drejtat e regjistrimeve të saj

Taylor Swift ka njoftuar se ka blerë prapë të drejtat e regjistrimeve të saj origjinale, duke përfshirë gjashtë albumet e para dhe materialet e tjera të lidhura.

Ky hap përfaqëson një arritje të madhe në betejën e saj të gjatë për të fituar kontrollin mbi muzikën që ka krijuar. Në një letër emocionuese drejtuar fansave, Swift shprehu gëzimin  dhe theksoi se tani gjithë muzika që ka krijuar i përket asaj.

Në vitin 2019, regjistrimet u shitën pa dijeninë e saj, fillimisht nga Scooter Braun dhe më pas nga Shamrock Capital.Për të rikthyer kontrollin, Swift nisi projektin “Taylor’s Version”, duke rregjistruar përsëri këngët. Ky projekt ka pasur sukses të madh, me disa albume që kanë arritur kulme të reja në shitje dhe popullaritet.

Përveç kësaj, Swift ka përfunduar rregjistrimin e albumit të saj të parë, “Taylor Swift (Taylor’s Version)”, dhe ka filluar punën për albumin “Reputation (Taylor’s Version)”, megjithëse ka shprehur dyshime për ta publikuar atë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button