Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTensionet në Kosovë/ “Përgjegjësia e Beogradit”, Meta: Rama ka shoqëruar iniciativat e...

Tensionet në Kosovë/ “Përgjegjësia e Beogradit”, Meta: Rama ka shoqëruar iniciativat e Vuçiç për dominimin e Serbisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme për tensionet në veri të Kosovës, teksa ka deklaruar se përgjegjësia kryesore është e Beogradit.

“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë bandat që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situate artificiale”, deklaroi Meta gjatë një interviste në RTSH.

Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij ka mbështetur tentativat e Beogradit duke i dhënë Serbisë dominim në rajon.

Nuk ka shqiponja. Është një simbol i jashtëzakonshëm që duhet të na frymëzojë për qëndrueshmëri, si populli dhe komb. Edhe për vullnet për t’u ngritur në lartësi të reja dhe të dalë nga bataku i përçarjes ku na kanë futur të tjerë. Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME