Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Kavajë/ Viktima po pinte kafe me babanë, 2 muaj më...

Vrasja në Kavajë/ Viktima po pinte kafe me babanë, 2 muaj më parë i vran vëllan

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën pasditen e kësaj të diele. Rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në ambientet e jashtme të një lokali, një person ende i paidentifikuar vrau me pistoletë 42-vjeçarin Arjan Gosa.

Ai ka qenë në shoqërinë e babait të tij të moshuar kur autori është afruar nga prapa dhe e ka qëlluar viktimën me një plumb në kokë. Gosa ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ka qenë mjaft prekëse për të moshuarin që pa djalin e tij të humbë jetën para syve. Por kjo nuk është tragjedia e vetme e kësaj familjeje.

Kjo pasi 2 muaj më parë, në 23 mars të këtij viti, në këtë qytet u vra vëllai i viktimës së sotme. Armand Gosa u qëllua në një konflikt me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë.

Uniko – U masakrua nga vëllezërit Gosa, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë  disa muaj më vonë - YouTube

Pas një sherri për motive banale, Gosa qëlloi me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha ndërsa ky i fundit iu përgjigju duke qëlluar me një pistoletë që mbante me vete. Si pasojë e plagëve të marra, të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, ndërruan jetë në spital.

Kavajë, ezekutohet në lokal Arjan Gosa, i vranë edhe vëllain më 29 mars -  Vizion Plus
Armand Gosa

Pas marrjes së njoftimit të sotëm, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ato kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Autoritetet janë në mbledhjen e provave. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë.

Policia njoftoi se rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Arjan Gosa. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ato kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Persona të tjerë kanë qenë gjithashtu prezentë në lokal në momentin e ngjarjes. Autoritetet janë në mbledhjen e provave. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë.

Policia thotë se paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi pak muaj më parë, më 23 mars, në Kavajë u vra Armand Gosa, vëllai i viktimës së sotme. Ai u qëllua në një konflikt me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME