Patos – 400 familje në lagjen “29 Marsi” në Patos vuajnë mungesën e investimeve në rrugë, ndirçim dhe kanalizime. Kryebashkiakia e 3 mandateve në Patos banon pranë tyre por me kushte të tjera.
400 familje që banojnë në rrugën “Luigj Gurakuqi” të lagjes “29 Marsi” në bashkinë Patos prej më shumë se 20 vjetësh ndiejmë mungesën e investimeve në rrugë, kanalizime të ujrave të zeza, ndriçimit edhe pse po në këtë zonë jeton edhe vet Rajmonda Balilaj, kryebashkiakja e 3 mandateve në krye të kësaj bashkie, por me një ndryshim, rruga ku ajo ka banesën është e shtruar, ka ndriçim ndërsa ujrat e zeza ua shkarkonë “komshinjëve”.
Banorët pohojmë faktin se janë ankuar me dhjetra herë, era e rëndë dhe ambienti nditur janë shkaktar sëmindjesh, ndërkohë që dhe rrugen e kanë shtruar vetë me fondet e tyre sepse bashkia nuk ka kryer asnjë llojë investimi
As 100 metra më sipër ndodhet banesa e kryebashkiakes Rajmonda Balilaj ku duket qartë rruga është e shtruar me asfalt, ndriçimi i rrugës funskionon e sa për ujrat e zeza , nuk e ka problem pasi banesa ndodhet në pjesën e sipërme të kodrës dhe ujrat shkarkojnë në kanalin kryesër të rrugës “Luigj Gurakuqi”.
Edhe pse banorët janë ankuar me dhjetra herë, kryebashkiakia u ka pohuar se kërkon investim tl.madh duke u pohuar se ne pasrrojmë kolektorin ndlërsa ju paguani tumbinat prej betoni dhe mbulimin e tij, dhe derisa banorët të bëhen bashkë në një mëndje dhe një “xhep” sitiata do mbetet e njëjtë. ALB365