Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier arreston 7 persona, 4 i heton në gjendje të lirë...

Policia Fier arreston 7 persona, 4 i heton në gjendje të lirë në 24 orët e fundit.

Fier – Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Sh. K., 42 vjeç dhe G. M., 21 vjeç (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia), në datën 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marrin me forcë në automjet, shtetasin J. Ll., 33 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. B., 62 vjeç, banues në Radostinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike dhe se këtë aktivitet tregtar, e ushtronte i papajisur me licencë;

-P. I., 31 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet në çantë, një armë e ftohtë (shkop hekuri);

-A. K., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Fier dhe Xh. H., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në pronësi të një subjekti tregtar, me përfaqësues shtetasin E. V., janë gjetur dhe sekuestruar, produkte farmaceutike të pashoqëruara me faturën tatimore përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-N. H., 65 vjeç, pasi ka ndërtuar pa leje, në pronën e vëllait të tij.

-H. L., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur me grushte, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit të dhënë në datën 26.01.2023, përmes të cilit informuam se dyshohej se shtetasi N. Xh., 78 vjeç, ishte mbytur në ujë, duke peshkuar në plazhin e Semanit, ju bëjmë me dije se mëngjesin e ditës së djeshme, efektivët e Policisë Kufitare Vlorë gjetën në grykëderdhjen e lumit Seman, trupin e pajetë të 78-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME