Fier – Konflikt për motive banale në qendër të qytetit të Fierit ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se dy persona janë grindur e më pas njëri ka koditur tjetrin me mjete të forta, pohojnë burime nga vendi i ngjarjes.
Policia gjen në vendin e ngjarjes një çekan, një kaçavidë dhe një kapuc.
Mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave ai që ka sjellë në vendin e ngjarjes uniforma të shumta policore, ndërsa qytetarët i janë trembur faktit për përshkallëzim të sherrit.
Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes e kanë marrë edhe objektet e gjetur aty. Mësohet se është shoqëruar në mjediset e komisariatit një person lidhur me sherrin.
Policia
Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.
U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.