Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherr në mes të Fierit, policia sekuestron çekan dhe kaçavidë (foto...

Sherr në mes të Fierit, policia sekuestron çekan dhe kaçavidë (foto e vidio)

Fier – Konflikt për motive banale në qendër të qytetit të Fierit ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se dy persona janë grindur e më pas njëri ka koditur tjetrin me mjete të forta, pohojnë burime nga vendi i ngjarjes.

Policia gjen në vendin e ngjarjes një çekan, një kaçavidë dhe një kapuc.

Mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave ai që ka sjellë në vendin e ngjarjes uniforma të shumta policore, ndërsa qytetarët i janë trembur faktit për përshkallëzim të sherrit.

Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes e kanë marrë edhe objektet e gjetur aty. Mësohet se është shoqëruar në mjediset e komisariatit një person lidhur me sherrin.

Policia

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME