Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTGjimshiti kthehet i pakalueshëm, Atalanta likuidon me dy gola Sampdorian

Gjimshiti kthehet i pakalueshëm, Atalanta likuidon me dy gola Sampdorian

Atalanta i dhuron vetes zonën Champions League për një natë. Në stadiumin Gewiss, në javën e 20 të Serie A, formacioni i Gasperini mundi Sampdorian 2-0.

Berat Gjimshiti u kthye i pakalueshëm dhe bergamaskët ruajnë portën të paprekur. Vendosi Maehle, i cili shënoi me kokë në minutën e 42′ dhe Lookman, që dyfishoi epërsinë në minutën e 57′ pas një aksioni të shkëlqyer personal. Dea është e treta në renditje me 38 pikë, së bashku me Milan, në pritje të ndeshjeve të Lazios e Romës. Ndërsa Sampdoria mbetet në vendin e parafundit në kuotën 9.

Faza e dytë e bergamaskëve hapet me një fitore 2-0 ndaj Sampdorias, e cila vlen vendin e tretë të momentit së bashku me Milan. Në pjesën e parë, ndeshja nuk u ngrit në nivel. Gasperini i besoi Berat Gjimshiti në qendër dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk zhgënjeu pritshmëritë. Dorianët ishin të rrezikshëm me kthesën e Leris që kaloi pak mbi traversë. Pastaj Musso ishte vendimtar ndaj Gabbiadini në fillim dhe, më pas, Augello. Edhe Atalanta, megjithatë, u shfaq me Hojlund, i ndaluar dy herë nga Audero. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 42′. Lookman goditi me kokë shtyllën, topi mbërriti te Hateboer që krosoi për Maehle, që shënoi golin e avantazhit 1-0, në fundin e pjesës së parë.

I ZAKONSHMI LOOKMAN…

Në pjesën e dytë, në minutën e 57′, vjen dyfishimi me lojën e shkëlqyer të Lookman. Depërtim qendror, përshpejtim dhe diagonale në shtyllën e dytë që befasoi Audero, për 2-0 bergamaske. Pas dyfishimit, Stankoviç futi në fushë Zanolin për një Djuricic të shuar. Ndërsa Gasperini zëvendësoi Hojlund, Boga dhe Maehle për Zapata, Pasalic dhe Ruggeri. Me Quagliarella dhe të riun Malagrida, Sampdoria provoi, por sërish nuk arriti të shënojë. Sampdoria ka tashmë 9 pikë, gjithnjë e më shumë e parafundit në renditje dhe në zonën e rënies nga kategoria. Në një kuotë prej 38 pikësh dhe -2 nga Interi, megjithatë, është një Atalanta e rigjetur përfundimisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME