Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIJa superjahti që ‘zhduk’ miliarderët në det

Ja superjahti që ‘zhduk’ miliarderët në det

ozeph Foakis ka projektuar një superjaht, i cili do të bënte të “padukshëm” miliarderët teksa lundronin në det. Jahti është konceptuar të ndërtohet i tëri me pasqyra për të reflektuar detin dhe qiellin.

Ai është quajtur Pegasus dhe ka një gjatësi prej 88 metrash. Ky do të jetë jahti i parë në botë i printuar në 3D me një dizajn të padukshëm. Ai do të ketë panele diellore të integruara, ndërsa do të pasqyrojë qiellin e mjedisin përreth.

Foakis është shprehur se krahët e tij reflektues do të jenë të gjendje të prodhojnë energji diellore, ndërsa do të ketë edhe një burim hibrid hidrogjeni.

Deri tani, ende nuk ka një çmim për “Pegasus”, por me siguri ai do të synojë njerëzit më të pasur në botë. Superjahti është parashikuar që të ndërtohet deri në vitin 2030./A2CNN/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME