Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFIFA: Botërori i klubeve me 32 skuadra, 12 vende i ka Europa

FIFA: Botërori i klubeve me 32 skuadra, 12 vende i ka Europa

Këshilli i FIFA-s përcaktoi sot modalitetet e pjesëmarrjes te Botërori i Klubeve. Konkretisht është bërë shpërndarja e vendeve të konfederatave të ndryshme kontinentale. Botërori i Klubeve, në vitin 2025, do të luhet nga 32 skuadra, në një vend që ende nuk është përcaktuar.

Datat janë qershor-korrik, praktikisht si ato të Kupës së Botës për kombëtaret. Ndërsa vendet do të caktohen si më poshtë, sipas asaj që raporton FIFA: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 në Concacaf, 1 në Oqeani, 6 në Conmebol të Amerikës së Jugut, 12 në Evropë dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës, për një total prej 32.

Mbetet ende për t’u kuptuar se si do të zgjidhen pjesëmarrësit e ndryshëm. Nëse klubeve më prestigjioze do t’u jepen ‘ëild card’, apo do të vlejnë rezultatet në gara të ndryshme ndërkombëtare. Formula duhet të jetë e zakonshme. 8 grupe me 4 skuadra dhe më pas eliminimi direkt duke filluar nga 1/8.

TË ARDHURA REKORD

Këshilli i FIFA-s miratoi raportin vjetor për vitin 2022. Ai nxjerr në pah të ardhurat rekord të federatës ndërkombëtare prej 7.6 miliardë dollarësh gjatë ciklit 2019-2022. Ndërkohë, 11 miliardë dollarë pritet të fitohen gjatë periudhës 2023-2026. “Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë të fortë financiare. Kjo përfaqëson një shembull konkret se si ne synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global – tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino -. Suksesi i jashtëzakonshëm i Kupës së Botës në Katar ka qenë i rëndësishëm në aftësinë e organizatës për të përmbushur misionin e saj në lidhje me shoqatat tona anëtare dhe botën e futbollit, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat jemi përballur gjatë ciklit të kaluar, jo më pak me pandeminë Covid 19.”

Në fund, është përcaktuar edhe selia për Botërorin e ardhshëm të Klubeve. Edhe ky edicion do të luhet ende me formatin me shtatë skuadra të përdorur deri më tani. Turneu do të zhvillohet në Arabinë Saudite nga 12 deri më 22 dhjetor 2023.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME