Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIAnila Denaj për “Ditën Ndërkombëtare të Ullirit”: Suksesi “Made in Albania” 43...

Anila Denaj për “Ditën Ndërkombëtare të Ullirit”: Suksesi “Made in Albania” 43 herë më shumë sasi

Ministria e Bujqësisë Anila Denaj ka udhëtuar këtë të diel në qytetin e Vlorës për “Ditën Ndërkombëtare e Ullirit”.

Denaj përmes një postimi në rjetin social të facebook, nga takimet e zhvilluara me eksponentët vendor, përcolli mesazhin e mbështetjes nga ana e ekipit të ministrisë, si dhe përmendi shifrat përmisuese.

“Dita Ndërkombëtare e Ullirit

Ullinjtë tanë mijëravjeçarë, tradita e përpunimit e përmirësuar ndër breza dhe praktikat moderne bujqësore, sjellin një produkt me cilësi të lartë, që konkurron denjësisht në tregjet elitare të eksportit, duke rritur ekonominë për fermerët shqiptarë.

Suksesi i vajit të ullirit “Made in Albania” ka sjellë rritjen e eksporteve të këtij produkti në 5,830 tonë, me 43 herë më shumë në sasi dhe 33 herë më shumë në vlerë gjatë 10 mujorit 2023, krahasuar me një vit më parë.

Në Vlorë, gjatë takimeve me fermerët e sipërmarrësit e ullirit, folëm për këtë pasuri të çmuar të tokës sonë dhe i sigurova se ekipi i Ministrisë së Bujqësisë do të jetë gjithmonë pranë tyre për të mbështetur nevojat e sektorit.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME