Arsyeja pse Justin Bieber shiti katalogun muzikor

Sipas dokumentarit të ri të TMZ, Justin Bieber e shiti katalogun e tij muzikor për 200 milionë dollarë në dhjetor 2022sepse ishte në prag të një kolapsi financiar.
Dokumentari “TMZ Investigates: What Happened to Justin Bieber” shpjegon se Bieber kishte probleme financiare, pjesërisht për shkak të anulimit të turneut të tij botëror “Justice” në vitin 2022, i cili do t’i sillte atij 90 milionë dollarë fitim.
.Harry Levin, producent ekzekutiv i TMZ, thotë se Bieber ishte aq i varfër saqë nuk mund të priste as për një ulje tatimore që do të përfitonte nëse do ta shiste katalogun në janar 2023 – këshillë që thuhet se ia dha ish-menaxheri i tij, Scooter Braun.
Merck Mercuriadis, themeluesi i Hipgnosis (kompania që bleu katalogun), tha se marrëveshja i dha Bieber-it lirinë të fokusohej te shëndeti, martesa dhe familja, pa qenë i detyruar të vazhdonte turnet apo të nxirrte muzikë të re.
Ndërkohë, dokumentari përmend edhe mohimin e artistit për përfshirjen në skandalin e Sean “Diddy” Combs, duke theksuar se ndonëse ai nuk është viktimë, viktimat e vërteta meritojnë drejtësi.