Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFoto – Lajm/ Bashkia Patos në “sulm” për harxhimin e energjisë elektrike

Foto – Lajm/ Bashkia Patos në “sulm” për harxhimin e energjisë elektrike

Patos – Nuk ka si shpjegohet ndryshe kur në këto ditë të nxehta vere ku kemi më shumë orë ditë e dritë dielli se sa orë nate, rrugët e fshatit Margëlliç të bashkisë Patos i mbajnë dritat e rrugëve ndezur.

Denoncimi vjen nga një qytetar i fshatit Margëlliç të bashkisë Patos i cili na shkruan se ka disa ditë që ndriçuesit e rrugëve në fshat qëndrojnë 24 orë në 24 ndezur, nuk fiken.

Denoncimi i qytetarit  shpjegohet sipas nesh ose banorët e fshatit janë të verbër , nuk shikojnë rrugën dhe bashkia ka menduar për ta duke u lënë 24 orë ndriçuesit ndezur ose tjetra kryebashkiakia e Patosit Rajmonda Balilaj u ka dhënë urdhër vartësve  të ndërrmarjes së shërbimeve të harxhojnë sa më shumë energji elektrike.

Qytetari pohon faktin se dhe transformatori qëndron hapur pa asnjë mbrojtje që mundë të sjelli viktima nëse shkojnë e luajnë fëmijët pasi ndodhet anës rrugës kryesore të fshatit.

Energjia elektrike harxhohet pa kriter, nga ana tjetër bërtasin se nuk ka energji elektrike, taksat rriten sepse i paguajnë qytetarët që u shtrëngohet laku në fyt taksa, taksa, taksa.

Gjithsesi besojmë se  ndokush do ti lexojë këto radhë e do të marri masa që ndriçuesit e rrugës të ndizen por për orët që nuk ka ndriçim e jo 24 orë në 24 në fshatin Margëlliç të bashkisë Patos

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME