Tritan Shehu është një nga katër deputetët që është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, me vendim të Enklelejd Alibeajt.
Shehu e cilëson vendimin çmenduri dhe Alibeajn, patericë të Edi Ramës për të shkatërruar PD-në.
“Vetëm një njeri i çmendur mund t’i bëjë këto gjëra. Këto janë deliere të një deliranti, patericë e Ramës për të shkatërruar PD-në. Ky vendim është krejt i paligjshëm. Do të konsultohem me kolegët për hapat”,-tha ai.
Alibeaj vendosi të përjashtojë nga grupi Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehaj. Përjashtimi erdhi me argumentin se nuk janë distancuar nga aktet e dhunës së ndodhur një vit më parë në selinë e PD-së në 8 janar.