Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVirozat/ Fluks në urgjencën e pediatrisë, rreth 100 në ditë

Virozat/ Fluks në urgjencën e pediatrisë, rreth 100 në ditë

Virozat e stinës po sjellin komplikacione për moshat pediatrike. Në Fier paraqiten mesatarisht 100 fëmijë në ditë për të marrë ndihmë mjekësore dhe pjesa më e madhe e tyre përfundojnë të shtruar.

Mjekja pediatre Albana Haxhiu tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë ato me rrugët e frymëmarrjes.

Në pediatrinë e Fierit paraqiten mesatarisht 100 fëmijë çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.

Virozat, por dhe gripi sezonal janë ndikuar jo pak nga luhatja e temperaturave dhe moti i pazakontë për stinën, duke sjellë komplikacione për moshat pediatrike. Mjekja pediatre Albana Haxhiu, tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë problemet me rrugët  e frymëmarrjes.

Mjekja thotë se një numër i madh fëmijësh që paraqiten në spital përfundojnë të shtruar, për shkak të komplikacioneve.

Situatë e ngjashme është dhe në pediatrinë e Vlorës, si edhe në Fier. Çdo ditë paraqiten së paku  100 raste në urgjencë, ku rreth 20 përqind e tyre përfundojnë të shtruar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME