Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sqaruar se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, në nisje të sesionit të ri politik parlamentar.
Berisha ka deklaruar se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve do te jetë nënkryetari dhe deputeti, Luçiano Boçi.
“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime. Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, tha Berisha.