Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGrabitën mësuesin në Greqi, pranga shqiptarit dhe nipit të mitur

Grabitën mësuesin në Greqi, pranga shqiptarit dhe nipit të mitur

Një 54-vjeçar ka rënë pre e një grabitjeje, mesditën e së hënës, në zonën e Kordelio-s në Selanik, nga tre të mitur të cilët e kanë sulmuar dhe i kanë marrë unazën e martesës që mbante dhe një zinxhir me kryq.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur herët pasdite në afërsi të rrugës ’25 Marsi’, kur tre të mitur, dy romë 16 dhe 15 vjeç dhe një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, kanë pikasur mësuesin 54-vjeçar dhe e kanë sulmuar në mes të rrugës.

Pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur, më pas i kanë rrëmbyer stolitë dhe janë larguar, ndërsa 54-vjeçari ka lajmëruar policinë. Brenda një kohe të shkurtër kanë vënë në pranga tre autorët e mitur si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohet si daja i 17-vjeçarit. Njërit iu gjet unaza e martesës, ndërsa 36-vjeçarit kryqi që i ishte marrë viktimës. Ata akuzohen për veprat penale të grabitjes në bashkëpunim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME