Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIMashtruesit që paskan probleme dhe me shtete të BE-së

Mashtruesit që paskan probleme dhe me shtete të BE-së

Këto ditë shohim që shkrimet tona, duke demaskuar marifetxhinjtë e 8S2, po mbështeten dhe nga media të tjera që duan të pasqyrojnë realitetin e jo thjeshtë të marrim ca para siç bëjnë ata që tani më, ne i njohim. Atyre mjafton t’u ofrosh lekë dhe transmetojnë çfarë t’u kërkojnë, pavarësisht se ku jetojnë e nga kush ushqehen.

Pa marrë parasysh që realiteti nuk ndryshohet me reklamime false, por duke treguar të vërtetën, së paku çlirohesh shpirtërisht e ndjehesh pak Shqiptar, pak nacionalist me ndjenjë për vendin e njerëzit tuaj, që të ecin me kokën lart e duke ngritur zërin se “Jemi shqiptarë një ndër popujt më të lashtë të Ballkanit”, por jo kaq poshtë kaq kundër vetes e Shqipërisë e për çfarë?

Vetëm për ca para të fëlliqura dezinformojnë.  Ju pasqyruam një kronikë ku Kompania e huaj thoshte me zë e figurë që në Shqipëri ne kemi ndërruar emrin nga Falsifikimi! Por pas kësaj zbuluam që zotërinjtë pretendentë, në gjyqin e parë që kishin për markën e tyre të parë “B-52”  me nr. 970878, e kishin humbur, pasi e kishin regjistruar 9 muaj më vonë se Kompania Shqiptare!

Pra në regjistrimin e parë të këtyre të vetëquajturve “Kompani e madhe Holandeze” ata e kishin regjistruar 9 muaj më vonë se Kompania Shqiptare! Në këto kushte, si mund të logjikohet që kjo kompani misterioze që kërkon të na e kthejë diellin mbrapsht flet për falsifikime, se janë seriozë e të tjera. Me të drejtë, ne besojmë se ligjvënësi nuk mund t’i thotë më të voglit në moshë je më i madh, kur shef pasaportat e këtyre dy palëve. Por dhe në gjykatë i kishin çuar Kompania Shqiptare, jo këta të vetëquajtur “kompani serioze”.

E këta marifetxhinj nuk ndalojnë, pasi këtu e gjejnë shtruar, pra siç vetë e pohojnë korruptojnë institucionet dhe rruga u hapet. Por duke bërë këto veprime, çfarë bëhet me ligjin, përmirësohet siç shpreheshin ata, apo degradon. Pra bëhet litari si e duan këta marifetxhinj! Kuptohet që ligji degradon dhe marifetxhinjtë përfitojnë më shumë.

Por pyetja që lind është, a i bëjnë veprime të tilla, si në Shqipëri dhe në vende të tjera?! Për këtë ne e studiuam dhe zbuluam se kjo Kompani Holandeze kishte probleme ligjore dhe ne Komunitetin Europian.  Psh në Gjermani, Birrat Gjermane Bavareze e kishin çuar në gjykatë për vjedhje të emrit të tyre, pasi gjermanët thonë se Bavaria është në Gjermani e jo në Holandë dhe Ligjvënësit europianë i kanë dhënë të drejtë gjermanëve!

Po pse vallë këta marifetxhinj nuk bëjnë dhe atje si në rastin e Shqipërisë? Mos vallë Gjermania është një vend shumë i vogël?! Me siguri për këta marifetxhinj, po. Ua tregojmë ne, që mos të lodhen, Gjermania ka 84 milionë e 514 mijë e 310 banorë! Sa pak, imagjino 24 herë më shumë se Shqipëria. Po pse këta marifetxhinj nuk e kanë zbuluar, apo ka ndonjë gjë tjetër? Po dhe atje të bëjnë këto marifetet me birrën, nga Bavaria ta bëjnë 8avaria.

E bukur do ishte dhe do bënin bingo se dhe gjermanët janë konsumatorë të mëdhenj birre, apo thua marifetxhinjve nuk u ka shkuar në mendje dhe ne po ua kujtojmë?! Me siguri nuk u ka shkuar mendja për këtë, që s’e beson askush, ne do na shpërblejnë për idenë që u dhamë.

Ta provojnë një herë me gjermanët e më pas të flasin në emisione investigative me kronika false, se me siguri dhe gjermanëve nuk ua kanë vjedhur emrin, por gjermanët i akuzojnë kot dhe Gjykatat Europiane dhe janë të korruptuara e japin vendime jo të drejta për këta marifetxhinj. Por kjo është absurde, pasi siç e dimë në një shtet ligjor si Gjermania nuk mund të bëjnë veprime të tilla. E kështu si në Gjermani nuk mund të shesin e nuk mund të tallen me inteligjencën e tyre, ashtu duhet të veprojnë dhe në Shqipëri, të pajtohen me të njëjtat kushte ligjore e njerëzore e mos tallen me popullin.

Megjithatë, në vend që të ndjekin rrugën ligjore, ata kanë gjetur një kompani si veten e tyre që bashkëpunon dhe duke korruptuar institucionet po na vrasin inteligjencën tonë, duke kërkuar t’i themi bukës-perime e bulmetit-fasule. Kaq të paaftë mendërisht duan të na bëjnë! Por ata e dinë që këto nuk i ha asnjë shqiptar dhe që shpresojmë se këta mashtrues të babëzitur mos të na shkaktojnë ndonjë sëmundje, pasi dhe deri aty mund të arrijnë vetëm e vetëm për para!

Largqoftë, po sikur kjo pije pa identitet të dëmtonte shëndetin e një qytetari, e qytetari t’i drejtohej spitalit e atje do pyetej se çfarë keni konsumuar. Cila do ishte përgjigjja e tij, veçse një kanaçe B-52sh! Po si do ishte reagimi i institucioneve përkatëse. A mund ta marrim me mendje? Normale e natyrshëm por dhe ligjore është t’i drejtohen menjëherë kompanisë që mban këtë Markë në pronësi! Por a e dini si do ishte kalvari në këtë vend? Mbajtësit e markës do përfundonin në burg dhe deri sa të sqarohej çështja, mjerë ata që do vuanin me pa të drejtë e lumturi e madhe për mashtruesit që as në këtë rast s’do u hynte gjemb në këmbë, por dhe do kënaqeshin! Çfarë fatkeqësie kemi ne shqiptarët me këto institucione.

AVIONAT E KOMPANISË HOLANDEZE

Madje, maskarada nuk ndalohet me kaq, por marifetxhinjtë kanë zgjedhur shpikjen e radhës, duke e quajtur 3ES. Po me avionin e radhës këtë 3ES-në,  që si ide e kanë përgatitur, vallë kanë përparuar dhe me konstruksionin e tij? Jo për ndonjë gjë, por ndoshta e përfundojnë shpejt dhe ua shesin rusëve për luftën në Ukrainë si teknologji e fundit! Po së paku ne iu referojmë ndryshoni me dizajnin, pasi duke e ndryshuar ju do keni mundësi të shtoni portofolin, blerësit do u vlerësojnë për kreativë e risi në tregje. E ju si shumë të fuqishëm as që e keni problem për hyrje në treg, pasi buxhetet e majme bëjnë të pamundurën. Por, sa na mashtroni e kërkoni të talleni me inteligjencën tonë, më mirë me ato buxhete na reklamoni diçka te re dhe që vë dhe në vend nderin e autoritetin tuaj! Si keni këtë pafytyrësi të veproni kështu sikur të jemi kavje! Bëni prova laboratorike me ne! A mundet këtë ta pranojë një popull.  Jo, jo, kjo s’mund të ndodhë, ditët tuaja janë të shkurta dhe çdo shqiptar do ju abandonojë, asnjë shqiptar s’është kavje e lojës tuaj. Ne jemi më lart se Institucionet tona jemi në që i kemi zgjedhur dhe nëse ato i keni korruptuar, duhet ta dini që një ditë do jepni llogari për mashtrim, falsifikim e tallje me inteligjencën tonë njerëzore!

# Ky shkrim është i sponsorizuar

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME