Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Hetimi i SPAK ndaj meje i orkestruar nga mafia

Meta: Hetimi i SPAK ndaj meje i orkestruar nga mafia

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se paditë e çuara në SPAK ndaj tij janë “orkestruara nga mafia për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve”.

Në një intervistë në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, Meta tha se asnjë nga këto manovra nuk do ta bëjë që ai të devijojë nga denoncimet e bëra për korrupsionin me djegësat e plehrave.

“Ka një luftë të qartë të mafies me mua dhe unë e bëj me shumë qejf këtë luftë me mafian, as më kërcet fare për ta dhe në radhë të parë me Edi Ramën. Nuk pengoj askënd të bëhet pjesë e këtij enturazhi mafioz të Edi Ramës, dhe të gjithë atyre peng të cilëve është Edi Rama.

Mos kujtoni se Edi Rama është zot i kësaj loje, ai është një instrument dhe do të jetë një viktimë e kësaj loje ku ka hyrë vetë. Ne nuk kemi dashur të hyjë në këtë lojë sepse dëmton veten dhe vendin.

SPAK-u të hetojë ku të dojë, të hetojë në Amerikë, në Zelendën e re në Zimbabve, s’ka asnjë shqetësim. Ne nga këto hetime faktike me vulë dhe me firmë të Edi Ramës do t’i shkojmë deri në fund dhe nuk e shmangin këto përralla mediatike. Të gjitha lojërat që bëhen për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve” – tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME