Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË 'Sunny Hill'/ Dua Lipa: 'Po vij në shtëpi'

 ‘Sunny Hill’/ Dua Lipa: ‘Po vij në shtëpi’

Sikurse pritej, këngëtarja e njohur nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill.

Lajmi është bërë i njohur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkuan Dua në Instagram.

Përvç Duas, në festival do të performojnë edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtar si pop-artisti latin J-Balvin dhe DJ i famshëm, Diplo.

Dua Lipa ka performuar në festivalin Sunny Hill në vitin 2018 si njëra ndër performueset kryesore të edicionit të atij viti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME