Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRakipi - Ramës: Je fundi i inteligjencës, turp

Rakipi – Ramës: Je fundi i inteligjencës, turp

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij. Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

Nfakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky def,ormim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky defo,rmim.

Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:

Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrez,ikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shty,pte.

Ky pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.

Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, tort,urohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.Por, nuk mbaron këtu. Së,mundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komu,nist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.Deri këtu duket se nuk ka ndonje të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të defo,rmuar, e një gjysmaku që dita ditës vr,et veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME