AKTUALITET

70 vjeçari gjendet i vde*ur në banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje

Gjendet i vdekur në banesë një i moshuar në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje.

Mësohet se i moshuari rreth të 70 banonte i vetëm në banesë. Ali Korreshi quhet i moshuari që jetonte i vetëm, pasi gruaja dhe vajza jetonin jashtë shtetit.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë njoftuar policinë pasi vinte erë e rëndë.

Policia në vendngjarje dhe pritet ekspertiza për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas banorëve të pallatit i moshuari kishte disa ditë që nuk e shikonin të dilte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button