Në prag të 15 vjetorit të shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur, obelisku “NewBorn” ka ndërruar pamje.
Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës, e kaltërta, e verdha dhe e bardha.
Ndryshe, “New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur” është objekti më i njohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe qysh nga viti 2013, ky monument ndryshon pamjen në mënyrë që të përçojë mesazhe të ndryshme.