Kandidati i PD për bashkinë Roskovec Erdit Hazizaj ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook pas transmetimit të kronikë në emisionin investigativ “Piranjat” në lidhje me rrugën e fshatit Kurjan që banorët pasi kishin vite pa investim nga bashkia dhe ajo ishte tejet e amortizuar, vendosën vet të investonin me disa makina çakull
ja dhe postimi i Erdit Hazizaj
Para disa javësh, ju kam treguar një ( nga shumë) çuditë në fakt absurde, të abuzimit me pushtetin në Bashkinë Roskovec.
Forcat e Policisë, të detyruar nga Kryeinspektorja Zegjine, ndalojnë qytetarët, pasi po shtronin rrugën e vetme e të pakalueshme të komunikimit të tyre me punën, shkollën e fëmijëve, jetesën, sepse nuk ishin “ pajisur me autorizimin përkatës”. Ajo në fakt e kishte hallin se kush ishte personi i “ vërtetë” që e kishte bërë këtë KRIM!
Pastaj na ndriçon fushëpamjen Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë, e cila na thotë se : Pavarësisht me çfarë qëllimi je nisur ti, ( që do të çosh fëmijët në shkollë por unë s’ta kam shtruar rrugën) Ky ËSHTË KRIM!
Në 8 vite zonja dhe zotërinj, Kryetarja që sheh “Përpara”, nuk ja ka zënë syri ende detyrimin parësor mbi komunitetin. Por nuk mbaron me kaq, në 8 vite ajo dhe stafi i saj arrogant ( nga injoranca sigurisht) nuk kanë lexuar të drejtat dhe detyrimet që marrin nga votat e atyre që i ulën në karrige.
Në Videon më poshtë, mund të shihni qartazi prepotencën e dy nga figurave më të rëndësishme të institucionit që është drejtuar nga largpamësit. Tashmë të jesh arrogant, bën pjesë në komunikimin tipik të këtij pushteti.
Sa për premtimet e tyre, me to vetëm mund të qeshë njeriu.
Në 8 vite, Roskoveci me gjithë fshatrat e tij duhej të ishte bazë për ekonominë jo vetëm të zonës, por edhe të vetë Shqipërisë.
Atë sheqerin që ja ke falur Gjyshit, mos ja merr ta harxhosh rrugëve e yshtjeve, se ata që shohin vërtetë përpara, do të të tregojnë me 14 Maj sa mbrapa e ke lënë Roskovecin.
Që të shohësh mirë, kalo njëherë nga SPAK se mos ta qartëson fushëpamjen.