Fier – Deputetja e Partisë së Lirisë , Monika Kryemadhi , ka zhvilluar një takim me mbështetësit në Fier .
Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se zgjedhjet vendore 2023 janë vendimtare për të cliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisē nga politika klienteliste varfëruese teksa ka theksuar se ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës e jo të një grushti njerëzish.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli, i cili pasi ka theksuar rëndēsinë e bashkimit të koalicionit, ka përsëritur zotimin se bashkia e Fierit do të jetë derë e hapur për të gjithë, pa postblloqe policie për të mbërritur deri te zyra e kryetarit.
Socialistët e ndershëm brenda Partisë Socialiste, janë kundërshtarët më të egër të Subashit sot , sesa vetë opozitarët , ka thënë Kryemadhi, ndaj deri në zgjedhje duhet të ringrihemi në lartësinë e alternativave të besueshme në mënyrë që 14 Maji të jetë dita e rikthimit të bashkisë te qytetarët.