Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLubonja: Alibeaj si Basha kur përjashtoi Berishën

Lubonja: Alibeaj si Basha kur përjashtoi Berishën

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i Enkejeld Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar është i ngjashëm me atë të marrë nga ish-kryetari i PD Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se duhet një frymë e re politike, ndërsa shtoi se duhen politikanë të cilët nuk mendojnë vetëm për interesi e tyre, por edhe për shqiptarët.

“Alibeaj kishte thënë që përfaqësojnë të renë në PD. Që këtu nis problemi. Shenja më e madhe e krizës në PD është Alibeaj, Basha me të tjerë. Nëse mendojmë diçka të re, një parti të re, me frymë të re kemi disa kërkesa elementare për një parti më demokratike që vepron duke dëgjuar pjesëtarët sipas forumeve dhe jo që vendos lideri.

Që kur nisi kjo, nuk ishte kështu. Vendimi i Bashës që e mori i vetëm pa pyetur parti e njeri, që përjashtoi Berishën se nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, edhe veprimi i Alibeajt tani është i ngjashëm.

Mendoj se disa politikanë duhet të mendojnë përtej interesit të tyre. Që nuk janë aty për të vjedhur e përfituar. Pasi ikën një pjesë nga Parlamenti më parë, dolën një tufë tjetër thanë: “Hyjmë ne të marrin një votë deputeti” duke mos llogaritur dëmin që i shkaktuan opozitarizmit dhe shërbimin që i bërë Ramës”, – u shpreh ai. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME