Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPadia/ Grupi i Berishës - gjykatës Administrative të Apelit: Të çregjistrohet Alibeaj...

Padia/ Grupi i Berishës – gjykatës Administrative të Apelit: Të çregjistrohet Alibeaj si kryetar i komanduar PD-së

Grupi i Berishës ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar çregjistrimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.

Sakaq në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet sot shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë. Shorti pritet të hidhet në orën 14:15.

Në padi, kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Berisha, si subjekt zgjedhor në 14 maj.

Po ashtu dhe përfshirjen e subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkespadisë me palë:

PADITËSE: Partia Demokratike e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar;
2. Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;
3. Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Vendimin nr.27, datë 16.03.2023, objekt i padisë së mësiperme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri;
2. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Indrit Sefa;
3. Ankuesi “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: – Deklaratën sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë; – “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
4. Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me nënkryetarin, z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 21.03.2023

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME