Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër...

“Shko te shokët”, Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure

Pasi aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” ndërmorën gjatë natës një aksion, duke shkruajtur nëpër mure togfjalëshin ” Erion Veliaj shko te shokët”, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për fshehjen e ‘krimit’. Kjo parullë ka sjellë shqetësimin e Erion Veliajt për muret e ndërtesave në Tiranë. Ai ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të pastruar shenjat nga muret, duke i lyer ato. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, punonjësit e Bashkisë kanë dalë me kovë me bojë dhe me furçë për të fshirë vetëm shkrimet që shqetësojnë Veliajn.

Ky aksion ka ardhur, pas aferës me dosjen 5D të denoncuar nga drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi rreth 1 vit më parë. Afera e dosjes 5D Konstruksion, ka nxjerr hapur se si të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur miliona euro nga tenderat e hapura nga Bashkia Tiranë me taksat e qytetarëve.

Nga ky hetim janë vënë në pranga 3 drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dhe kryebashkiakun Veliaj. Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME