Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUshtruan dhunë në familje, arrestoen 3 shtetas

Ushtruan dhunë në familje, arrestoen 3 shtetas

Policia ka arrestuar 3 shtetas për ushtrim dhune në familje ndërkohë që një tjetër hetoet i lirë se qëlloi bashkëfshatarin e tij.

U arrestua V. G., 53 vjeç, banues në Belinë, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta, një shtetas.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME