Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBylykbashi-Alibeajt: I ke hipur 'kalit të marrëzisë'. Po i shërben Ramës!

Bylykbashi-Alibeajt: I ke hipur ‘kalit të marrëzisë’. Po i shërben Ramës!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi është një nga deputetët demokratë për të cilin Enkelejd Alibeaj falsifikoi vendimin duke njoftuar përjashtimin nga grupi parlamentar demokrat. 

Bylykbashi  ka reaguar duke thënë se vendimi është nul, ndërsa u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramës.

Bylykbashi tregoi se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.

“Kjo është në imagjinatën e Alibeajt, sepse edhe juridikisht është me vlerë nul. Nganjëherë disa gjëra vijnë për të hedhur dritë për të kuptuar në çfarë kali marrëzia kanë hipur disa individë dhe i pari është Enkelejdi.

Ky nuk është akti individual i Alibeajt por është në koordinimi me Bashën dhe kjo është shërbimi më i fundit me çmim të lirë për Ramën.

Pse është nul vendimi i Alibeajt? Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares së kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk  pranoi të firmoste atë vendim. Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt  2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi  i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është  shfuqizuar nga një tjetër”, tha Bylykbashi në Euronews Albania.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME