Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Basha është në xhepin e Ramës

Meta: Basha është në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejon zgjidhjen e çështjes në gjykatë dhe i dyti, Lulzim Basha.

“Opozita ka nga një kandidat në çdo bashki. Se çfarë nxjerr Rilindja nuk është puna jonë. Problemi është Lulzim Basha i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës. Kërkon të uzurpojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar regjistrimin në gjykatë. Kjo ndërhyrje do të kthehet në boomerang” – tha Meta në emisionin “Quo Vadis” në Vizion+.

“Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual. Në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë.

Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vetëdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i Rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjellë vota e 14 majit” – shtoi Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME