Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPaloka: Alibeaj një bashkëpunëtor i Ramës!

Paloka: Alibeaj një bashkëpunëtor i Ramës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se nuk ka asnjë ndryshim në grupin e demokratëve, pavarësisht vendimit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve.

Në një intervistë për News24, Paloka u shpreh se këto përjashtime janë pjesë e lojës së Edi Ramës, për të cilin shton se ka gjetur bashkëpunëtorë tek grupi i Alibeajt.

“Nuk ka asnjë ndryshim në grupin e PD. Grupi i PD është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit,. Loja e Ramës për të hequr e kufizuar të drejtat e deputetëve të PD ka nisur që në fillim dhe ka gjetur bashkëpunëtor tek Alibeaj dhe kjo është e ditur. Rama dëshiron zhdukjen e opozitës dhe bën çdo përpjekje për ta arritur. Por kjo mbetet një tentativë e Ramës për të mbyllur gojën e opozitës, por në as nuk e kemi lejuar dhe as nuk do ta lejojmë. Ne nuk kemi as qeveri dhe as një parlament normal. Jemi përballë një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Paloka ritheksoi se Alibeaj është i keqpërdorur nga kryeministri Rama.

“Çdo vendim që mund të marrë është nul, është vendim i Ramës. Që në momentin që e merr atë vendim është marrë paraprakisht vesh me Edi Ramën. Alibeaj thjesht i ngre topin, sepse del me justifikimin më idiot Rama pastaj dhe thotë kjo është çështje e tij. Grupi parlamentar i DP është ai që u zgjodh nga demokratët në 25 prill dhe çdo deputet i PD ka detyrimin t’i përgjigjet qytetarëve që e kanë sjellë në atë parlament. Çështja e grupit është në parlament, ballafaqimi me Ramën dhe këtë qeveri kriminale dhe të korruptuar. Kush futet në lojë me Ramën nuk është më as pjesë e PD dhe as e opozitës”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME