POLITIKË

“Drejt një Agimi të ri!”, shprehja e koduar e Presidentit Meta

“Drejt një Agimi të ri!” Megjithëse në sfond duket një perëndim dielli, Presidenti në detyrë Ilir Meta preferon të flasë për fillime.

Ish-kreu i LSI-së ka publikuar një foto me këshilltarët e tij, Edmond Panariti dhe Tedi Blushi. Postimi vjen vetëm 10 ditë nga momenti kur Meta do të lërë zyrën e Kreut të Shtetit dhe që sipas asaj që vetë ka premtuar do të rikthehet në politikën aktive.

Megjithatë mbetet i paqartë mesazhi që Meta tenton të japë me “agimin e ri”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button