|E hënë, Janar 23, 2017

Policia arreston 5 shtetas 

Fier – Lushnje – Mallakastër- Arrestohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Mallakastër Sekuestrohen municione luftarake, ndalohet poseduesi i tyre.

Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin Berti Xhelaj, 35 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative se në banesën e shtetasit Berti Xhelaj kishte armë e municion luftarak, nga punonjësit e policisë u ushtrua kontroll i banesës nga ku u gjetën dhe sekuestruan 61 fishekë automatiku model 56, 1 krëhër dhe 6 mbajtëse metalike fishekësh.

Para se të fillonte kontrolli shtetasi Berti Xhelaj u largua me shpejtësi nga banesa duke mos u bindur thirrjeve të policisë.
Pas ndjekjes nga patrulla e policisë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Lushnje Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë. Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Dritan Rustaj, 35 vjeç, banues në Lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, ka kundërshtuar me dhunë gjatë kryerjes së detyrës Patrullën e Përgjithshme të Rendit Publik.
(Neni 236/2 i Kodit Penal).

•Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sefedin Muça, 58 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, pasi Duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA 998 FL, ka goditur lehtë shtetasin F.K, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, i cili levizte me biçikletë.
Ky shtetas ndodhet në spitalin e qytetit Lushnjë nën kujdesin e mjekëve.

Fier Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, shtetasin: Altjon Sulejmani, 34 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Fier, kishte vjedhur radion e shërbimit marrëse e dhënëse të punonjësit të sigurisë së SHRSF “MYRTO”, shtetasit N.M, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

•Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, shtetasin Emiljano Zyberi, 35 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri” Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “16 Prilli” Fier, në lokalin Bar “STADIUMI”, në pronësi të tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
alb365/policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Juve dhe Barça , kampionët festojnë (video)

Lojtarët e Barcelonës kanë shpërthyer në festë, pasi e siguruan titullin e dytë radhazi në La Liga Barcelona është shpallur kampione e La Ligas për sezonin 2015/16, pas fitores 0:3...

Close